Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, alarm në avionin e kancelarit Scholz dhe delegacionit të tij, evakuohen me urgjencë nga aeroporti i Tel Aviv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në momentin kur kancelari Olaf Scholz dhe delegacioni i tij kanë qenë duke u larguar nga Tel Aviv, Izrael, për në Kajro.

Sipas gjermanes “Bild”, pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar, ndërsa u është kërkuar që të gjithë të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin në tokë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se shpërthimet kanë qenë të raketave të lëshuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit, për rrëzimin e raketa të lëshuara nga Hamasi.

Sipas informacionit të BILD, BKA më pas kontrolloi avionin qeveritar dhe makinën me të cilën Scholz është evakuuar.

Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro.

Alarmi i raketave filloi papritmas në Tel Aviv në orën 18:33 me orën gjermane, ndërsa kancelari po zhvillonte diskutime politike. Scholz ishte në ambasadën gjermane kur ra alarmi i sulmit ajror dhe shkoi menjëherë në një strehë.

Kancelari ishte kreu i parë i qeverisë gjermane që vizitoi shtetin hebre pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe shprehu solidaritetin e tij të palëkundur me Izraelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts