“Hamasi s’ka kaq kapacitete, fshihen fuqi të mëdha pas”, Agim Nesho: Qëllimi përtej Izraelit! Kërkojnë destabilizim të Perëndimit, të ndajnë zonat e interesit

hamasi ska kaq kapacitete fshihen fuqi te medha pas agim nesho qellimi pertej izraelit kerkojne destabilizim te perendimit te ndajne zonat e interesit

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, tha se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit duket se ka qenë i mbështetur nga elementë të tjera, pasi kjo organizatë nuk i ka kapacitetet për të planifikuar në detaje këtë fushë të madhe bombardimi.

I ftuar në “Open” ai tha se ky ishte një është e ditur se Hamasi nuk i ka mundësitë të sulmojë në tre fonte, duke shtuar se sulmi duket se është koordinuar nga elementë të jashtëm dhe të sponsorizuar nga elementë të tjera.

Sipas Neshos, qëllimi është përtej Izraelit, duke shtuar se qëllimi i shteteve që fshihen pas këtij sulmi është që të krijohen multi-qendra për të destabilizuar Perëndimin dhe për ta ulur në një tryezë, e për të ndarë zonat e  influencës.

“Ishte një sulm përtej kapaciteteve të Hamasit, por ishte koordinuar dhe duhej se ishte një fuqi e madhe. Së pari krijonte një front nga deti, toka dhe me dron, duke paralizuar ushtrinë izraelite, pasi me dronë hidhte bomba, me raketat kishte një precesion, si dhe nga deti, kur dihet se është nga forcat kryesore dhe superfuqi e lindjes së mesme. Ka mbrojtjen më të mirë raketore.

Dihet se Hamasi se ka atë kapacitet, këtu ka një sulm të koordinuar nga elementë të jashtëm dhe të sponsorizuar nga elementë të tjera.

Mendoj se ka një fillim të një rendi të ri multipolar, dhe këtë e tha Lavrov, që po jetojmë lindjen e një rendi të ri. Kjo ishte dhe kryefjala e shtypit amerikan, që kjo është veprimtari e vendeve revizioniste. Nuk janë pa shkak fillimi dhe riaktivizimi i gjithë konflikteve sot në botë.

Qëllimi është përtej Izraelit. Në Kosovë pamë sulmin terrorist alla Hamas, të ushtruar nga shtetsponsorit, nga serbët dhe rusët, që kërkojnë të destabilizojnë, tani vjen Izraeli. Të krijojnë multiqendra për të destabilizuar Perëndimin që ta shpërqendrojë vëmendjen nga Ukraina, për ta ulur në një tryezë dhe për të ndarë zonat e influencës, që janë mekanizmi që vendet autokratike kërkojnë të ndajnë botën me zonat e tyre të influencës”, tha Nesho.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts