Hamasit i dërgohet draft-propozimi për armëpushim 40-ditor dhe lirim të pengjeve

hamasit i dergohet draft propozimi per armepushim 40 ditor dhe lirim te pengjeve

09:33 27/02/2024

Mediat e huaja raportojnë se Hamasit i është dërguar një projekt-propozim nga bisedimet e armëpushimit të Gazës në Paris, i cili përfshin një pauzë 40-ditore në të gjitha operacionet ushtarake dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë për pengjet izraelitë në një raport 10 me një, raporton Sky News.

Ndërkohë armëpushimi i propozuar bëhet me qëllim që të riparohen spitalet dhe furrat e bukës në Gaza, 500 kamionë ndihma që do të hynin në brez çdo ditë dhe mijëra tenda dhe karvanë do të dorëzoheshin për të strehuar të zhvendosurit.

Drafti gjithashtu thekson se Hamasi do të lirojë 40 pengje izraelite, duke përfshirë gra, fëmijë nën 19 vjeç, të moshuar mbi 50 vjeç dhe të sëmurë, ndërsa Izraeli do të lirojë rreth 400 të burgosur palestinezë dhe nuk do t’i ri-arrestojë ata.

Bisedimet e armëpushimit në Gaza duket se janë shtytja më serioze në javët e fundit për të ndalur luftimet në enklavën e shkatërruar palestineze dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë dhe të huaj.

Ndërmjetësuesit kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza, me shpresën për të shmangur një sulm izraelit në qytetin jugor të Rafahut, ku janë strehuar më shumë se një milion njerëz të zhvendosur.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli kishte rënë dakord të mos përfshihej në aktivitete ushtarake gjatë Ramazanit në Gaza, i cili pritet të fillojë në mbrëmjen e 10 Marsit dhe të përfundojë në mbrëmjen e 9 Prillit./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts