Hanë insekte për të mbajtur frymën gjallë, Madagaskari vuan krizën ushqimore

20:00 25/08/2021

Madagaskari është në prag të krizës së parë në botë për urinë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Mijëra njerëz po mbijetojnë në kushtet katastrofike të urisë pas 4 vitesh thatësire, e renditur si më e ashpra në katër dekada.

Thatësira ka shkatërruar komunitetet bujqësore në jug të vendit duke i detyruar familjet të kërkojnë për insekte që të arrijnë të hanë diçka. Sipas Kombeve të Bashkuara, 30.000 njerëz po përjetojnë nivelin e pestë, që është edhe më ekstremi për pasigurinë ushqimore.

Pastroj insektet sa më mirë që mundem, por nuk ka ujë. Unë dhe fëmijët e mi i hamë prej 8 muajsh sepse nuk ka asgjë tjetër për të ngrënë. Jetesa jonë varet prej tyre”, tha Tamaria, një nënë e vetme me katër fëmijë.

“Sot nuk kemi asgjë për të ngrënë përveç gjetheve të kaktusit”, tha një nënë e tre fëmijëve. Ajo tregoi se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë për shkak të urisë, ashtu si edhe shumë njerëz të tjerë përpara tij. “Ç’mund të them? Jeta jonë tashmë përqendrohet vetëm në kërkimin e gjetheve të kaktusit, sërish e sërish, për të mbijetuar”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *