Hani: Të krijohet Muze Kombëtar për Viktimat dhe Krimet e Komunizmit në Shqipëri

hani te krijohet muze kombetar per viktimat dhe krimet e komunizmit ne shqiperi
hani te krijohet muze kombetar per viktimat dhe krimet e komunizmit ne shqiperi

Sekretari për të Përndjekurit Politikë Gjergj Hani, në një deklaratë për mediat u shpreh se PD kërkon që të krijohet Muze Kombëtar për Viktimat dhe Krimet e Komunizmit në Shqipëri.

“Kampi i Punës së Detyruar, kjo trashëgimi politike dhe historike duhet të kthehet në Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit. Një momument i kujtesës së vuajtjevem terrorit dhe krimeve të komunzmit në Shqipëri”, deklaroi Hani.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË, GJERGJ HANI

Më 2010 Partia Demokratike ka miratuar Ligjin 10241, sipas të cilit ngakohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri.

Kampi i Punës së Detyruar, kjo trashëgimi politike dhe historike duhet të kthehet në Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit. Një momument i kujtesës së vuajtjevem terrorit dhe krimeve të komunzmit në Shqipëri.

Spaci ka vlera të jashtëzkonshme si muze i gjallë i kujtesës historike të shkuarës dikatoriale me vlera histroike të rëndësisë kombëtare.

Ky është objektiv i Partisë Demokratike i materializuar tashmë, prej dy vitesh, në një projekt-ligj, depozituar në kuvend me nr. 2388 Prot, datë 30.06.2022, pasi është detyrim politik dhe moral për të gjithë ata shqiptarë që vuajtën dhe u trajtuan në mënyrë çnjerëzore në Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, përgjatë regjimit gjakatar të Enver Hoxhës.

Sot ai është detyrim për brezat e rritur pas diktaturës, me qëllim jo vetëm njohjen por në veçanti ruajtjen e kujtesës kolektive.

Shoqëria shqiptare duhet të përballet me të shkuarën e saj, ta njohë dhe ta pranojë atë.

Ky monument dhe vlera që jeton jashtë tij nëpërmjet memories historike të së shkuarës diaktaoriale komunsite zotëron fond muzeor me vlera kulturore e historike të  rëndësisë kombëtare.

Përcaktimi dhe planifikimi i tij si Muze Kombëtar mbi Krimet e Komunizmit, do të siguronte që historia të përjetësohet duke u lënë trashëgim të tashmes e së ardhmes eksperiencën tragjike të dikataurës komuniste në mënyrë që ajo e shkuar të mos përsëritet më kurrë.

Kampi i Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka një të kaluar të e zezë, pasi është përdorur nga regjimi komunist në Shqipëri për të burgosur politikisht njerëz të lirë që mendonin ndryshe.

Ai do të ofronte një mundësi edukative për të rinjtë sot dhe nesër që të mësojnë mbi historinë e represionit politik dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri përgjatë regjimit komunist.

Duke ekspozuar kushtet brenda burgut dhe historitë e njerëzve që mbaheshin aty, muzeu do të ndihmojë në promovimin e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të së kaluarës së Shqipërisë.

Kthimi i Kampit të Punës së Detyruar të Burgosurve Spaҫ në Muze Kombëtar duke pranuar dhe duke u përballur me padrejtësitë e krimet e së kaluarës, përmes ekspozitave të përhershme dhe të përkohëshme së bashku me llojet e tjera të komunikimit, do të edukojë kultivimin e memories kombëtare tejet e relativizuar në këto 34 vite.

Menaxhimi i këtij monumenti dhe pasurisë kulturore kombëtare, ka vlerë për vendin kur vëmendja dhe investimi zhvillohet brenda Zonës së Mbrojtur. Çdo iniciativë për ta ndarë historinë dhe monumentin nga muzealizimi, nuk bën gjë tjetër, veçse kontribuon në manipulimin dhe deformimin e historisë.

Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç ka qenë destinacion për të burgosurit dhe familjet e tyre, ka qenë një njollë e errët e historisë dhe një zonë e errët e territorit dhe për ta kuptuar atë sot, ai duhet të mbetet destinacion dhe jo opsion.

Propozimi i miratuar nga qeveria, përcakton ndërtimin e një objekti të ri për muze autonom, përgjatë autostradës, në periferi të Respit dhe investimi kryesisht zhvillohet për të krijuar kthimin e tij në një kopje virtuale të kampit.

Kjo shkëputje nga realiteti fizik çon në pak kohë në shkatërrimin jo vetëm të vend krijimit të memories, por edhe kontroll të perceptimit dhe përjetimit të tij.

Evitimi i përballjes, distancimi nga e shkuara, mbivendosja dhe manipulimi nëpërmjet arkitekturës ndodhi me Piramidën, po ndodh me banesën e diktatorit, por nuk mundet kurrsesi të ndodhë me vendin e vuajtjeve dhe persekutimeve të shqiptarëve, disidentë të regjimit.

Ndaj Partia Demokratike në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe ringjalljes së kujtesës për të mos harruar, vijon në kërkesën për të shpallur Kampin e Punës së Detyruar të Burgosurve Spaç, bashkë me kampin e internimit Tela me Gjemba në Tepelenë në Muze Kombëtar.

Gjejmë rastin t’i bëjmën thirrje të gjithë aktorëvë, disa prej të cilëve janë bërë pjesë e diskutimeve përgjatë këtij drafti, të shkruajnë rekomandimet tyre me qëllim realizimin e Muzeut Kombëtar të Burgut të Spaçit, deri të hënën, më 22 prill 2024.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts