
Varianti Omicron i koronavirusit, mund të përhapet më shpejt se varianti Delta dhe rrezikon të bëhet më dominues në Europë, kështu është shprehur shefi i zyrës europiane të OBSH-së Hans Kluge nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’ , duke theksuar se ky variant është shumë i transmetueshëm.
Ndërkohë në 24 orët e fundit në Europë janë regjistruar 441 raste të Omicron, ndërsa deri më tani janë shënuar 2127 të prekur që nga shfaqja e këtij varianti, referuar të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Sipas raportit bëhet me dije se rastet e identifikuara janë 17 raste në Austri, 73 në Belgjikë, 3 në Kroaci, 3 në Qipro, 9 në Republikën Çeke, 268 në Danimarkë, 26 në Estoni, 20 në Finlandë, 130 në Francë, 101 në Gjermani, 5 në Greqi, 2 në Hungari, 20 në Irlandë, 27 në Itali, 5 në Letoni, 1 në Lihtenshtajn, 1 në Luksemburg, 62 në Holandë, 1176 në Norvegji, 49 në Portugali, 8 në Rumani, 3 në Sllovaki, 49 në Spanjë dhe 51 në Suedi.
Sipas një analize paraprake mësohet se 13 % e rasteve janë kryesisht të lidhura me udhëtimet.
Ndërkohë Franca po sheh mundësinë për forcimin e masave mbrojtëse në kufi me Britaninë e Madhe për të parandaluar valën e përhapjes së variantit Omicron.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al