Hansi Flik nuk fshihet: Objektivi i Gjermanisë është Kupa e Botës në Katar








Shumë gola dhe një atmosferë e mirë ka shoqëruar kombëtaren gjermane në këto gjashtë ndeshje kualifikuese për në Botërorin e Katarit. Hansi Flik u bë trajneri i parë që ka fituar 6 ndeshjet e para në drejtimin e “Pancerav”- e. 56-vjeçari ishte shumë i lumtur për këtë arritje duke premtuar një Gjermani pretendente për në turneun e ardhshëm.

FLIK

Çfarë do të thotë për ju fitorja 9-0 ndaj një kundërshtari si Lihtenshteini?

Jemi shumë të lumtur për mënyrën se si luajtëm dhe interpretuam ndeshjen. Ky ishte qëllimi, dhe gjithashtu, të bënim një lamtumirë sa më dinjitoze të Jogit. Prodhuam një lojë të bukur për tifozët tanë të cilët u shpërblyen me shumë gola.

Sa ju pëlqeu atmosfera në stadiumin e mbushur plot?

Ishte madhështore. Si kurrë më parë ishte një bashkëpunim i suksesshëm midis tifozëve dhe skuadrës. Një atmosferë elektrizuese. Skuadra u mundua të luajë një futboll atraktiv për të kënaqur njerëzit.

Mund të shënonim dhe 2-3 gola më shumë. Mund të nxirren konkluzione taktike nga një ndeshje e tillë?

Duam të rritemi në lojën tonë dhe ndaj skuadrave si Lihtenshteini mund të mësojmë shumë. Ndonjëherë është e vështirë për të depërtuar dhe ndonjëherë shumë e lehtë, varet se si e përgatit ndeshjen. Lojtarët e dinin që nga ndeshja e parë që duhet të gjenin hapësira të vogla në një mbrojtje të ngjeshur. Skuadra u tregua inteligjente në këtë drejtim dhe nga kjo gjë mund të arrijmë shumë gjëra të tjera.

Sane duket i rilindur, çfarë mendimi keni për të?

Ai ka treguar në javët e fundit se mund të jetë një lojtar kyç në skuadrën tonë. Ka një vrapim dhe teknikë madhështore, kur ka topin mund të bëjë gjëra të mëdha. Por ajo që më ka pëlqyer më shumë tek ai është dëshira për të bërë mirë dhe për të ndryshuar, sakrifica në fushën e lojës.

Cilat janë objektivat tani që kualifikimi është një temë e mbyllur?

Duam të përgatitemi sa më mirë për Botërorin. Gjithashtu, dua të afroj në skuadër lojtarë të rinj që mund të jenë e ardhmja jonë. Kemi spikatur disa të tillë, por mendoj që mund të jenë dhe shumë të tjerë. Kam një skuadër të denjë për të synuar trofeun në turneun e ardhshëm, por për këtë na duhet shumë punë dhe disiplinë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *