Hapen birraritë dhe kafenetë në Berlin

17:29 22/05/2021

Do të shërbehet në ambjentet e hapura vetëm për klientët pa Covid-19

Birraria më e vjetër në Berlin, Prater ka hapur dyert për herë të parë në ambjentet e saj në qiell të hapur pas lehtësimit të masave kufizuese qeveritare ndaj Covid-19. Pronarëve të kësaj birrarie i’u kërkua që të reduktonin vendet e disponueshme për birrëdashësit nga 1.000 në 600 persona dhe të zbatonin rregulloren e re të higjienës. Një nga masat detyruese është respektimi i distancës 1.5 metra mes stolave ​​ku ulen adhuruesit e birrës.

Përpara se të hyjnë në kopshtin e birrës Prater, të gjithë klientet duhet të regjistrohen online. Ata janë të detyruar të paraqesin paraprakisht një test negativ të koronavirusit që nuk është më i vjetër se 24 orë.

Edhe hotelet u rihapën në Gjermani me rregulla më të rrepta. Një pjesë e restoranteve, bareve, pubeve dhe mensave u rihapën por vetëm me shërbim në hapësirat që disponojnë jashtë tyre. Parakusht është që të gjithë klientët të jenë të ulur në karrige.

Konsumimi i pijeve alkoolike është i ndaluar nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

Por jo të gjithë pronarët e restoranteve dhe kafeneve në Gjermani janë të bindur që të rihapen me kushtet e vendosura nga qeveria gjermane. Ndërkaq Instituti Robert Koch ka rregjistruar 7082 infeksione të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Një javë më parë ishin raportuar 7894 infeksione të reja në ditë. Në Gjermani u rregjistruan 170 vdekje të reja në 24 orë ndërsa një javë më parë kishte 177 të vdekur në këtë hark kohor.

Klan News

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *