
09:16 12/03/2022
Disa korridore humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ato nga qyteti i Mariupol dhe nga Zaporizhia janë hapur sot, sipas zv/kryeministres së Ukrainës Iryna Vereshchuk.
Ajo shtoi se shpresonte se Rusia do t’i respektonte premtimet e saj për një armëpushim.
Vereshchuk tha se Ukraina ka planifikuar të evakuojë banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet e Kievit dhe Sumy-t dhe disa zonave të tjera ku ka luftime të vazhdueshme.
“Shpresoj që dita të shkojë mirë, të gjitha rrugët e planifikuara do të jenë të hapura dhe Rusia do të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar armëpushimin”, tha ajo.
Përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt për banorët e Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht këtë javë./tvklan.al