“Hapësira ajrore kontrollohet nga shqiptarët jo nga turqit dhe grekët”/ Balluku flet për mesazhet e kontrollorëve që dolën në media



Ndërkohë që në media publikohen mesazhe private të punonjësve të kompanisë Albcontrol, ministrja e Infrastrukturës dhe Transporteve, shpreh keqardhje për këtë rrjedhje mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

balluku vlore

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekondë 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe kontrolloret nuk janë këta që u shfaqën”, thotë Balluku.

Ministrja ka bërë të ditur se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas.

Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë.

Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën”, tha ministrja në Abc.

E pyetur se përse nuk kishte një plan B për këtë situatë Balluku sqaroi: “Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. Nëse ka një sektor që  ka plane kontigjence është aviacioni. Ka plane kontigjence, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *