Hapet hetimi/ Zbardhet sherri i Ibrës me Mareskën, suedezi rrezikon 3 ndeshje pezullim



Zlatan Ibrahimoviç ësh të ndëshkuar me kar ton të kuq, në minutën e 60-të, në ndeshjen mes Parmës dhe Milanit. Suedezi gjatë gjithë kohës pati rezerva të shumta ndaj arbitrimit. Sulmuesi 39-vjeçar në një mo- ment e teproi me arbitrin, Fabio Mareska, ndaj të cilit kishte ankesa për mënyrën se si po e gjykonte ndeshjen.F53517C4-8E0F-4E19-81CF-45C4BB88F80F

Sipas mediave italiane, Ibra i është drejtuar arbitrit me fjalët: “Je gjithmonë ti Mareska”. Menjëherë pas kësaj, arbitri nuk ka hezituar për ta ndëshkuar, duke e nxjerrë jashtë me karton të kuq. Në një video-audio të dalë në rrjetet sociale, dëgjohen fjalët e Ibrës drejtuar gjyqtarit Mareska dhe, me sa dëgjohet, aty i gjithë episodi ka qenë një keqkuptim nga ana e arbitrit.

Ibra i është drejtuar Mareskës me fjalët “Sembra strano è” që do të thotë në shqip “Duket e çuditshme ë”, një ironi kjo nga suedezi drejtuar gjyqtarit, me këtë të fundit të dyshohet të ketë dëgjuar “Sei un bastardo” (Je një bastard), fjalë e cila në gjuhën italiane ka tingullim pothuajse të njëjtë me fjalët e dalë nga goja e Ibrës.

HETIMI – Me shumë mundësi kjo çështje nuk do të përfundojë me kaq dhe deri në momentin që të jetë një njoftim zyrtar këto janë thjesht hipoteza. Fakt thelbë- sor në këtë situatë do të jetë raporti që arbitri Mareska ka hartuar pas takimit Parma- Milan.

Nëse kryesori ka theksuar ofendimin e marrë, atëherë Ibra rrezikon deri në tri javë pezullim, një vendim të cilin kuqezinjtë do ta apelo- nin sepse deri më tani nuk ka asnjë provë që evidenton të tillë akuzë. Prokurori i federatës do ta analizojë edhe komunikimin zanor të kufjes së arbitrit, diçka të cilën duket se e ka kërkuar për të dhënë një vendim sa më të drejtë për çështjen në fjalë.

Ndërkohë, burime pranë Milanit bëjnë të ditur se drejtuesit nuk po qëndrojnë duarkryq dhe po përgatisin mbrojtjen për të “ruajtur” vetëm një ndeshje skualifikim për 39-vjeçarin e jo më tepër.

9A156644-B1F7-43F1-A640-13A12323824B

RREZIKU I XHIXHOS – Kartoni i kuq i Ibrës në minutën e 60-të në sfidën ndaj Parmës ka bërë bujë të madhe në Itali pasi askush nuk është i qartë se çfarë e detyroi arbitrin italian të ndërmerrte atë veprim. Kanë qenë të shumta hipotezat e ngritura për këtë çështje, por mediat italiane kanë përfshirë dhe portierin Donaruma në këtë mesele.

Sipas tyre, pasi arbitri nxori kartonin e kuq për Ibrën, Donaruma është revoltuar dhe nga distanca ka bërtitur me fjalët: “Po çfarë po bën o Mareska? Gjithmonë do të bësh protagonistin”. Kapiteni kuqezi rrezikoi të kishte të njëjtin fat si sulmuesi suedez. Nuk dihet nëse Gjykatësi Sportiv italian do të ndërmarrë ndonjë vendim drastik për këtë çështje, por situata nuk duket aspak e qetë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *