Hapet pika doganore me Malin e Zi, Rama i fton të bëhen pjesë e “Ballkanit të hapur”: Duhet të heqim barrierat burokratike










edirama

Hapet pika doganore e Grabomit në Malësi të Madhe që do të lidhë Shqiprinë me Malin e Zi.

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar këtë pikë kufitare. Ai deklaroi se kjo është pika e dytë doganore që lidh dy vendet.

Kreu i qeverisë ka pasur një ftesë për Malin e Zi që t’i bashkohet iniciativës së Ballkanit të Hapur.

“Bie një tjetër mur mes nesh dhe është një lajmi mirë për të gjithë që e përdorin këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze për të kaluar përmes kësaj pike duke u ndjerë qytetarë të denjë. Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë dinjitoze dhe as të hapësh nj pikë doganore nëse sëbashku nuk i heqim barrierat jotarifore dhe nëse nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tonë pa identifikimin e dokumenteve. Kjo pikë ofron kushtet e Bashkimit Europian, kamionët duhet të presin për të kryer kontrolle dhe duhen bërë dy kontrolle dhe kjo nuk shkon ndaj duhet ta ndryshojmë. Siç kam folur me zv. kryeministrin Abazoviç, do angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me dy vendet.

Nuk e kuptoj se si ne do ndërtojmë urën dhe të kemi sërish kontrolle. Paralelisht ne duhet të bëjmë shembjen e barrierave jotarifore dhe burokratike. Ajo urë të jetë një kalim nga njëra anë e lumit tek ana tjetër. Kjo është ajo që ndodh brenda BE-së. Kudo që ka ura kalimi, ndodh kështu. Nuk ka barriera dhe pritje, ne këtu nuk kemi nevojë të shpikim asgjë të re. Ta bëjmë këtë hapësirë në rajon ku të mbizotërojnë 4 liritë e njerëzve. Nisma që kemi marrë me Vuçic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, është një nismë që të gjitha vendet e rajonit, njerëzit të ndjehen të lirë dhe gjithë sipërmarrësit të ndjehen me të njëjtin dinjitet siç lëvizin me BE-në. ‘Dua ta falenderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviç, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur.’’- tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *