Hapet “thesi”, Dinamo i ofron shumën e majme lojtarëve përpara sfidës ndaj Kukësit








Blutë janë më të karikuar për ndeshjen e sotme me Kukësin. Gjatë javës, futbollistët dhe stafi teknik kanë përfituar edhe një shpërblim, që nga burime jozyrtare mësohet se ka qenë në shumën e 10 mijë eurove në total.

Dinamo festa

Një motiv më shumë për të dhënë gjithçka në fushë. Gazeta ka mësuar se Dinamo ka shpërblim për çdo fitore dhe pas asaj me Skënderbeun javën e kaluar, skuadra ka rritur moralin, por edhe ka ngrohur xhepat.

Ndërkohë, klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa më e lira për këtë ndeshje kushton 500 lekë dhe është për tribunat pas portave, kurse më e shtrenjta është në sektorin VIP: 3000 lekë. Dinamo luan sot për herë të parë në stadiumin “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *