Hapet ura që lidh SHBA-në me Kanadanë

hapet ura qe lidh shba ne me kanadane
hapet ura qe lidh shba ne me kanadane

20:40 14/02/2022

Efektivët e policisë larguan me forcë protestuesit të cilët bllokuan urën për një javë

Është rihapur për qarkullim ura e Ambasadorit, një aks kyç kufitar midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila ishte bllokuar për shtatë ditë nga protestuesit të cilët kundërshtonin masat anti-Covid.

Ura e Ambasadorit është tashmë plotësisht e hapur, duke lejuar edhe njëherë qarkullimin e lirë të tregtisë, midis ekonomive kanadeze dhe amerikane”, thuhet në një deklaratë. Ndërkohë zyrtarët e policisë kanë njoftuar se janë arrestuar rreth 30 protestues. Gjithashtu zyrtarët thonë se shumë automjete në afërsi të urës “Ambasador” janë tërhequr.

Protestat në Otavë vazhdojnë të mbajnë të paralizuar qeëndrën e qytetit duke bërë që një pjesë të qytetarëve t’u soset durimi duke e bërë të pamundur lëvizjen e tyre.

Demonstratat kanë bërë jehonë në të gjithë Kanadanë dhe më gjerë, me kolona të ngjashme në Francë, Zelandën e Re dhe Holandë. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare paralajmëroi se autokolona kamionësh mund të shihen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts