Hapi derën e furgoni dhe u hodh, policia arreston bashkëshortin e 57-vjeçares që vetëvra dje në aksin Peqin-Elbasan

hapi deren e furgoni dhe u hodh policia arreston bashkeshortin e 57 vjecares qe vetevra dje ne aksin peqin elbasan
hapi deren e furgoni dhe u hodh policia arreston bashkeshortin e 57 vjecares qe vetevra dje ne aksin peqin elbasan

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme bashkëshortin e Merushe Gjuzit, nga Rrogozhina, e cila një ditë më parë hapi derën e furgonit në lëvizje e sipër dhe u hodh, duke gjetur vdekjen në vend.

Policia bën me dije se pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët M. Gj., 68 vjeç, akuzohet për  veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e saj, e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts