Hapja e basteve në Shqipëri, çfarë fshihet pas manovrave të Fidel Yllit?









Ka një përpjekje të vazhdueshme të KOKSH dhe të presidentit të saj, Fidel Yllit, për të hapur bastet. Maxhoranca e sotme e pati shpallur prioritet betejën për kumarin dhe për kompanitë e basteve pak vite më parë, aq sa më 1 janar të vitit 2019 u vendos që të mbylleshin të gjitha pikat ku mund të vendoseshin baste sportive. 

fidel ylli

Deputeti i maxhorancës në atë kohë ishte edhe Fidel Ylli, i cili sot kërkon me zë të lartë që të rihapen. Arsyeja zyrtare është që të hapen bastet dhe të shpëtojë sporti.

Paradoks më të madh se ky nuk ka: pra hapni kumarin që të rrisim investimet në sport… Kjo është e vetmja strategji që ka KOKSH sot për të ndihmuar gjendjen e mjerueshme ku ndodhet sporti. Reduktimi me 64 për qind pa asnjë motiv i fondit grant për federatat shumësportëshe nga qeveria po shitet tashmë si një emergjencë financiare dhe zgjidhja sipas KOKSH janë hapja e pikave të basteve.

Vetë Fidel Ylli e pranon se “bastet vazhdojnë të funksionojnë dhe se ato nuk i mbylli dot as Enver Hoxha”. Madje ai shkon më larg duke thënë se “mund të ketë edhe deputetë që sot luajnë në baste”, por ndërkohë do të duhej që t’i kërkonte llogari qeverisë për reduktimin drastik të fondeve për sportin, tani po i mëshon një tjetër tezë: hapjen e basteve. Pikërisht këtij biznesi që maxhoranca e sotme dhe e djeshme e konsideronte një rrezik për familjet shqiptare dhe për të rinjtë, sot është presidenti i KOKSH që të hapet.

Nuk dihet ende nëse kjo ka ndonjë prapavijë për të testuar opinionin publik dhe më pas të “legalizohet” si nevojë sportive hapja e basteve, por është ironike që njeriu i cili negocionte dikur me klubet e futbollit bojkotin për ligjin e sponsorizimeve, sot sheh si shpresën e vetme për të zhvilluar sportin në Shqipëri hapjen e basteve.

Kur ka qenë deputet ishte relator i çështjeve të sportit në komisionin parlamentar për arsimin dhe mediat dhe nuk e ka kundërshtuar mbylljen e basteve. Sikundër njihet gjerësisht prej shumë e shumë vitesh si mik i afërt i Edi Ramës dhe nuk hyn tek ata që i bën gjërat e kësaj natyre “me kokën e vet”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.