“Hapja e fushatës paraqiti dy botë të ndryshme”- Ekonomi: Objektivi ynë, në pranverën e vitit 2022 banorët nga 15 vjeç e lart të jenë vaksinuar të gjithë!

Kryesuesja e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi ka zhvilluar një takim me banorë të Niklës, në Krujë.

ekonomi

Në fjalën e saj drejtuar banorëve, Ekonomi tha se dallimi mes qeverisë dhe opozitës është i dukshëm, ndërsa mori si shembull edhe hapjen e fushatës elektorale.

“Kur filloi fushata ju e patë si si paraqiteshin dy botë të ndryshme, njëra kaos, rrumpallë, rrëmujë dhe mos mbajtje distance, tjetra rregull, kujdes dhe distancë. Para disa ditësh është nënshkruar një traktat që ka lidhje me aktualitetin e shëndetësisë globale, ku 23 vende të tilla  si Gjermania, Anglia, Franca dhe midis tyre edhe Shqipëria, kanë rënë dakord që ta luftojnë bashkërisht armikun e përbashkët, koronavirusin”, tha Ekonomi.

Kandidatja për deputete e PS-së shtoi se në sajë të këtij traktati rimëkëmbja nuk do të shihet si diçka individuale, por si një çështje e gjithë vendeve që i preokupon zgjidhja e këtij problemi.

“Qeveria po bën përpjekje që ekonomia të rimëkëmbet, jeta, familja, sezoni turistik etj, të rifillojnë normalitetin. Objektivi ynë është që në pranverën e vitit 2022, banorët nga 15 vjec  e lart të jenë vaksinuar të gjithë”, e mbylli fjalën e saj Milva Ekonomi.

Në këtë takim Ekonomi shoqërohej nga kandidati tjetër i zonës Rrahman Rrahja si dhe kryetari i bashkisë Krujë Artur Bushi.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *