Hapja e negociatave/ Ambasadori gjerman flet për integrimin: Ne duam të respektojmë premtimet, por… Pse në shtator do kemi parlament ndryshe








Për ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf çështja e hapjes së negociatave është një pyetje një milion dollarëshe.

peter zingraf

Nga Korça, diplomati u shpreh se duhet të respektohen premtimet, por jo çdo gjë është në dorën e Gjermanisë. Ai u shpreh se do bëjnë të pamundur me partnerët e tjerë, që ky proces të realizohet.

“Është një pyetje 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian, por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret”, tha ambasadori.

I pyetur nga gazetarët për parlamentin e ri në shtator, Zingraf tha se do të jetë një parlament ndryshe për shkak edhe të prezencës së opozitës. Më tej deklaroi se mirëpret vazhdimësinë e procesit te reformës zgjedhore.

 “Unë e kuptoj që do të kemi një parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partnere kanë thënë  që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë  pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit te kësaj reforme, kjo është çfarë i përket parlamentit”

I pyetur për reformën në drejtësi, ai tha: “Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet pragamaike dhe praktike  mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re te reformës, dhe ka nevoje të vazhdojë te ece përpara.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *