Haradinaj: Milionerë të UÇK-së ka shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk janë vetëm pjesëtarët e UÇK-së që janë bërë milionerë. Sipas tij, ka edhe ndonjë të UÇK-së, kjo për shkak se askush s’e ka të ndaluar të merret me ekonomi.

Megjithatë, sipas tij, milionerë të UCK-së ka shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve.
“Nuk janë bë veç UÇK-ja milionerë, ndonjë i UÇK-së edhe është bë. Por, shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve”, është shprehur Haradinaj.

“Ne nuk po e themi këtë sepse nuk po duam ta fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi”, ka thënë Haradinaj në T7.

Tutje, për qeverinë e vendit, Haradinaj tha se nuk është anti-UÇK por po i dëmton themelet e shtetit.
“Anti-UÇK-së mundet me qenë qeveria dhe po të dojë, sepse populli është UÇK. Anti-themeleve të shtetit, po. Veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetësisë tonë”, shtoi Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *