Haradinaj pajton dy familje në hasmëri në Dukagjin: Të falësh është burrëri, nder e trimëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë iniciator për të pajtuar dy familje në Rajonin e Dukagjinit. Haradinaj, ka njoftuar se familja Hadërgjonaj nga Pobergja e Deçanit, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi i Gjakovës.

Ai tha se falësh është burrëri, nder e trimëri! “Të falësh është burrëri, nder e trimëri! Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi.
Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke bashkangjitur edhe fotografitë nga kjo ngjarje fisnike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *