“Harrojeni rënien në të Dytën, shmangim ndeshjen shtesë”, Moçka: Kalendari në favor, frikë vetëm… gjykimin



Shpëtim Moçka as që e mendon rënien, madje paralajmëron se Flamurtari do të shmangë edhe ndeshjen shtesë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 31- vjeçari analizon fazën e fundit dhe evidenton se kalendarin e kanë në favor. Ai ka vetëm një kërkesë për gjyqtarët për përballjen e radhës, që do ta luajnë në Cërrik më 17 prill.

Flamurtari Mocka

“Kalendari na favorizon. Kemi tri ndeshje brenda dhe janë të gjitha mundësitë për ta shmangur ndeshjen shtesë. Duke parë kalendarin e fazës së tretë, ekipet janë larg. Një trepikësh në shtëpi do ishte bonus. Duhet t’i marrim takimet me radhë sidoqoftë, si një finale të radhës. Duhet të shkojmë për të fituar në Cërrik. Kundërshtari nuk është se është më lart se ne me kapacitete apo kualitete. Nëse do të ketë gjykim të drejtë, mendoj se fitojmë me Turbinën”, tha portieri.

AKUZAT PËR GJYKIMIN

Duke mbetur tek arbitrat, portieri akuzon atë që ngjau në “Roza Haxhiu”. Ai thekson se Edvin Hoxha e bëri baltë dhe se asnjëherë në karrierën e tij nuk e kishte parë një gjykim të tillë. “Me Lushnjën morëm një rezultat pozitiv, por duhet të fitonim. I kishim të gjitha mundësitë që të merrnim tri pikët në këtë ndeshje. Autogoli i Çipit na preu. Megjithatë, ekipi tregoi se e mori veten shumë mirë në këto ndeshje, por dua të them se edhe gjyqtari e bëri baltë. Ai donte që Lushnja të fitonte patjetër. Nuk e kam parë ndonjëherë në gjithë këto vite të karrierës sime atë arbitrim. Kishim 4 raste të pastra për të shënuar, por nuk arritëm dot që t’i konkretizonim. Tani na duhet që të punojmë fort në stërvitje, të ulim kokën dhe të dëgjojmë trajnerin. Duhet të jemi një grup i bashkuar përpara dhe jo secili me mendjen e tij. Të tregojmë karakterin dhe sedrën e vlonjatit. Me punë dhe përkushtim, që nga presidenti, trajneri dhe lojtarët, do të arrijmë suksesin”, shprehet vlonjati.

LLOGARITË PËR MBIJETESËN

Shpëtim Moçka premton se ekipi do të bëjë maksimumin që Flamurtari të kthehet ku e meriton dhe nuk i shkon ndërmend rrëzimi në Kategorinë e Dytë. “Nuk ka shanse të biem nga Kategoria e Parë. Natyrisht që kjo ligë është shumë e fortë. Ka ekipe që të hapin punë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Por, sa u përket kualiteteve, aty-aty janë skuadrat. Në ndeshjet me Besën, me Rrogozhinën, nuk është se na kanë dominuar kundërshtarët. Nuk ka diferenca, por ne jemi ndëshkuar nga gabimet individuale. Ne do të punojmë fort për ta çuar Flamurtarin aty ku e ka vendin, në elitë. As që e vendosim në dyshim qëndrimin në Kategori të Parë”, përfundon Moçka.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *