“Hartim, mos vazhdoni më me teatër”, “bëheni qesharakë me përgjigjet”- Përplasje dhe replika në komision, Manastirliu i përgjigjet deputeteve të PD: Në kohën tuaj ndihma ekonomike ishte e barabartë me votën








manastirl

U përfshi nga debati dhe replikat mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë këtë të martë, teksa ministrja Ogerta Manastirliu raportonte për pyetet që deputetet ngritën si shqetësim.

Ndërkohë deputetja e PD Grida Duma i kërkoi ministres të mos bënte hartim, ndërsa kryetarja e komisionit, Albana Vokshi i kërkoi transparencë për skemën e ndihmës ekonomike.

Replikat:

Manastirliu: Dua të flas me shifra e jo me alegori e metaforë se cështjet që i përkasin varfërisë kërkojnë seriozitet e kërkojnë të nisemi nga më parë për të kuptuar ku jemi e ku do shkojmë, ndihma ekonomike i shkon atyre që kanë më shumë nevojë, kemi gjetur skemën e ndihmës ekonomike në mëshirë të fatit, me 40 mijë familje që merrnin thjesht një mijë lekë të reja, tashmë është transparante. Jo vetëm kesh por edhe subvencionet për energjinë elektrike, librat falas, pra paketë…

Vokshi: Pse se bëni transparente?

Manastirliu: Më vjen keq se të mos lexosh është me të vërtetë fatkeqësi.

Vokshi: Ju tërheq vëmendjen zonja ministre për mënyrën si flisni me mua apo deputetët, ju lutem pse s’bëni transparente pikëzimin?

Manastirliu: Unë s’do flas deri sa te mbaroni ju se nuk ju pelqen përgjigja që është e realitet, ju mund të mos ju pëlqeje se mund të evokoni kohët kur ndihma ekonomike ishte thjesht instrument që e kishit të barabartë me votën por kjo s’ka ndodhur më.

Vokshi: Pse s’e bëni tansparente se bëheni qesharake me përgjigjet që jepni, e përdorni për patonazhim e për blerje vote.

Manastirliu: Vendimi i VKM është në fletoren zyrtare referojuni.

Grida Duma: Është pa koificent e mos vazhoni më me teatër.

Manastirliu: Lavatricja e frigoriferi kane qene ne kohën tuaj mos bërtini zonja Duma.

Grida Duma: Nëse dëgjon përgjigju për atë që dëgjon, nëse s’dëgjon kërkoje se e përsërisim prap.

Manastirliu: Në këtë pikë duhet të jemi serioze e mos bëhemi qesharak para qytetarëve se të flasësh për ndihmë ekonomike duhet të jemi konkretë, të lutem shume se nuk e kam me ty e kam me qytetarët

Ndërhyn Grida Duma: Sot keni me shumë se 60 mijë qytetare në skemë me mbi 60 % varferi.

Manastirliu: Politikkisht, si flas është përgjegjësi e imja si ministre, pikë

Grida Duma: Ky eshte hartim, s’kemi kohë për të humbur

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *