“Hartim për në 8-vjeçare”/ Deputetja Grida Duma ironizon programin e qeverisë: Një paçavure! Edhe nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga PD





Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka ironizuar programin e qeverisë. Në fjalën e saj në Parlament, ajo e konsideron përmbajtjen e programit si një hartim 8-vjeçareje, ndërsa thekson se më shumë i kushton kopertina sesa përmbajtja.

grida duma

Duma tha se programi është një paçavure, madje edhe disa shifra janë marrë nga Partia Demokratike.

“Keni sjellë këtë programin qeverisës, fjalë e madhe është. E merr dhe e lexon me seriozitet. E merr dhe e shfleton dhe forma e tejkalon përmbajtjen.

Unë jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina, sesa ato që ka brenda.

Kjo mënyra e të shkruarit këtu, nisur që nga tabela e lëndës, por që po ta shikoni në 40 faqet e veta do lexoni, Rilindje, rindërtim,  rimëkmëbje, ri ri ri… por në fakt ngadhënjen vetëm një ri, ringinje. Ca prej jush do ringinjen më shpesh.

Ky është materiali juaj, tabela e të dhënave. Në faqen 10, Shqipëria e fortë. Po ta hapësh në faqen 10 gjen një hartim 8-vjecare që si gjithmonë nis me vitin 2013.

Juve keni bërë apo nuk keni bërë 0.1 pikë hapa drejt integrimit dhe nga 2005-2013 duhet ta kishin shënuar për refernecë që jeni ju pjesa më e zezë e Shqipërisë.

Jeni kaq të çuditshëm, të ndjerë mirë në mëkat sa edhe fatkeqësitë ju vijnë si fat.

Dmth shqiptarët tërmetin dhe pandeminë e vuajnë sesa shtet të lartësuar i është falur nëpërmjet jush. E nisin këtë duke thënë që Shqipëria u godit nga dy fatkeqësi, por ne ia dolëm të ringrihemi.

Këto të rilindurit në këtë paçavure që kanë sjellë, cilëndo faqe që të hapni, keni një hartim. Dhe nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga programi i PD”, u shpreh Duma në Parlament.

Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për  racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.

“Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës” tha Duma.

Fjalimi i plote i Grida Dumes

Ky pritet të jetë një dokument tejet serioz, i konsultuar mirë, I shkruar me profesionalizëm, se nga ky dokument varet jeta e shqiptarëve.

E shfletova dy herë, e të them të drejtën rimendova: “ne I kërkuam dy ditë dy ditë për të analizuar këtë dokument, por paskan pasur të drejtë ata, se e kanë ditur që jo dy ditë jo një po as një orë nuk duhet për të analizuar këtë hartim mediokër.

E hapa e mbylla dhe pashë formatimin kopertinën; e më rierdhi në mendje një skenar hollivudian, protagonisti ishte kandidat për në kongres për një cast e kuptoi se strategjia e konsulentëve ishte e gabuara dhe doli nga skaleta, hoqi njërën këpucë e ngriti lart e ju drejtua turmës e I tha: … e gjeni dot sa më kanë kushtuar këto këpucë që duhet të vishja sot… “ turma u çorientua e bërtiste të ndryshmë… dhe ai I tha..ok ok por mbani parasysh që cmimit real do ti shtoni dhe 4000 dollarë të tjera se aq kanë kushtuar konsulentët për të vendosur se cilin tip këpuce duhej për sot.

Tek ky document kam bindjen dhe qartësinë që kushton më shumë kartoni dhe kopertina se pseudo mendimi strategjik që është bluar në të.

RILINDJE; RIMEKËMBJE;m RINGRITJE; RINDËRTIM; një RI RI RI që tingëllon Rimë

e që kumbon RINGINJIE.

Patjetër duket qartë nga ky nivel paraqitje në përmbajte të këtij dokumenti që Ca rilindas do ringinjen shpejt në kohe ndërsa shumica e shqiptarëve do varfërohen dhe jo nginjen por do të thinjen para kohe.

Mungesa e seriozitetit dhe profesionalizmit; gabimet në strukturë e në konceptim në këtë dokument janë qesharake deri në mëkat. Them deri në mëkat se di mirë që ka mes jush profesionistë që mund ta bënin së paku në letër një punë më të mirë, por jo, ju zgjidhni këtë pacavure.

  • Merreni jepjani nje nxënësi të klasës së nëntë, jepjani një gjimnazisti një shqiptari që ka lindur në një kohë e botë më të lirë e do ta qeshë dhe përqeshë.
  • SEPSE CDO MENDJE E LIRË QË ZHVILLOHET DHE ZHVILLON NUK MUND TË KONCEPTOJË NJË STRATEGJI ZHVILLIMI PA ASNJË

Zhvillimi ndërtohet mbi përvojën mbi eksperiencën mbi kolrigjimin e dobësive

I gjithë ky document nuk reflekton asnjë problem, zero, në tetë vite qeverisje cdo gjë duket se ka ecur si në rrugë qiellore… dhe është për të qeshur e qarë bashkë se sin ë Programin Tuaj qeverisës fatkeqësitë natyrore janë FAT. Ato kanë ardhur nga Zotat të ndëshkojnë shqiptarët për të lartësuar shtetareët… kur ke rilindjen… ,, fq 4 …

Duke kërkuar durimin e madh të shqiptarëve do tí tregoj cilësinë këtij dokumenti nga ku varet jeta e tyre.

Tabela e Lëndës Faqe 10 – Shqipëria e forte… prezantimi … faqe 35 shqipëria e fortë ,…

KUDO KU Të ndalosh e ta lecosh MUND TË POHOSH ME TRISHTIM QË ËSHTË NJË PACAVURE HARTIM ME RIMË PËR PËR PARTINË.

  • Diku NËPËR TË ku keni future ndonjë shifër thoni se në 2020 – 2021 keni rritur ndihmën ekonomike; ironi e madhe që e deklaroni vetë, se këtë kam thënë kur miratuar refemën e ndihmës ekonomike që do ta përdorni si litai në qafën e hallexhiut për Dhe e bëtë!

Ju me ndihmën ekonomike me rindërtimin bëtë Racizëm politik, nuk ka poshtrim më të madh se të dëshmosh për mjerim për racionin e ushqimit që nuk ja japin se sjanë rilindas.

Nuk ka poshtrim më të madh se të thoni që po jetojnë vullnetarisht në cadra, ra ata rrezikojnë të vdesin nga sëmundjet në qie të hapur se qenkan afër tokës bujqësore që është djerrë se skanë as subvencione sa Maqedonia e Veriut. Ata jetojnë në cadra se fondet e rindërtimit u përdorën për të detyruar votat. Në muajin e fundit në qyteza me 10 mijë votues këshillat bashkiakë miratuan lista me mijëra familje për ti mbajtur peng në këmbim të votës.

Nëse me ndihmën ekonomike bëtë racizëm politik me politikën e jashtme po bëni PATRONAZHISTIN POLITIK, me Kosovën, Kryeministri I Shqipërisë bën të qeshë Vucicic që të dy të përqeshin Kurtin.

Të nderuar Kolegë Ky document është prova   që fatkeqësisht asgjë e mirë nuk I pret shqiptarët. Të nderuar kokegë demokratë dhe të opozitës Nuk është cështja të jemi kundër për shoË a për kundërshti, është cështja të bëjmë detyrën ndaj shqiptarëve në cdo vështirësi.

Na pret shumë punë, me mendjen që njerëzit e kanë përcjellë vullnetin e vet tek ne për ti mbrojtur se votat që na kanë dhënë këtë herë si ndoshta asnjëherë janë vota sakrifice jete.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *