Harvey Weinstein dënohet sërish për përdhunim

harvey weinstein denohet serish per perdhunim
harvey weinstein denohet serish per perdhunim

08:27 20/12/2022

Rrezikon 24 vite të tjera burg. Aktualisht vuan dënimin e parë me 23 vite

Ish-producenti i famshëm hollivudian Harvey Weinstein rrezikon një tjetër dënim me 24 vite burg për përdhunim. Një gjykatë në Los Anxheles e shpalli fajtor 70-vjeçarin për një tjetër rast përdhunimi.

Bëhet fjalë për një grua me pseudonimin Xhejn Doe 1 për të mbrojtur publikisht figurën e saj. Rasti në fjalë daton në vitin 2013, kur e dhunuara ndodhej në Los Anxheles për një festival filmi. Ajo tha se Weinstein i hyri me forcë në dhomën e hotelit dhe e dhunoi seksualisht.

Trupi gjykues hodhi poshtë pretendimin e një tjetër gruaje për përdhunim dhe nuk arriti në një vendim për dy akuzuese të tjera. Rastet në fjalë datojnë në periudhën nga 2005-a në 2013-ën.

Weinstein po vuan dënimin me 23 vite burg të dhënë nga Gjykata e Nju Jorkut në 2020-ën me akuza për përdhunim, vendim që u quajt një arritje e madhe për lëvizjen #MeToo. Mbi 80 gra dhe vajza pretendojnë se kanë rënë viktimë e producentit gjatë disa dekadave. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts