
08:27 20/12/2022
Ish-aktori dhe producenti i njohur hollivudian Harvey Weinstein është shpallur fajtor për një akuzë të dytë lidhur me krimet seksuale.
Një gjykatë në Los Anxhelos të SHBA-së e ka shpallur atë fajtor për përdhunimin e një gruaje.
70-vjeçari, fitues i çmimit OSCAR, mund të dënohet me 24 vite burg kur të jepet vendimi. Gjykata dëgjoi dëshmi se si Harvey Weinstein përdorte ndikimin e tij në Hollivud për të joshur gratë në takim private dhe më pas abuzonte seksualisht me to.
Aktualisht 70-vjeçari ndodhet në burg pasi është i dënuar me 23 vite për një përdhunim nga gjyqi i parë në Nju Jork 2 vite më parë, për të njëjtën akuzë.
Weinstein e ka apeluar dënimin e parë nga gjykata e Nju Jorkut. Më shumë se 80 gra kanë bërë akuza për sulme seksuale dhe veprime të pahijshme kundër Harvey Weinstein përgjatë disa viteve me radhë. /tvklan.al