“Hë mo se s’ka bërë gjë! Ka vjedhur lekët e popullit!”/ Rama u drejtohet demokratëve skeptikë: Do më shani rehat duke parë TV. Shkolla ka më shumë dhoma se komuna e Bubqit!









Në fjalën e mbajtur në Bubq, kryeministri Edi Rama i trajtoi me humor dyshimet e demokratëve skeptikë në raport me programin e Rindërtimit.

Kreu i qeverisë tha se sërish do të ketë banorë që thonë “nuk ka bërë gjë” apo ka “vjedhur lekët e popullit”, por sërish do të jetë në mendjen e njerëzve.

Tani një gjë më vjen shumë mirë me ato demokratët sidomos, ata të bravave, që do hyjnë në shtëpi do hapin atë bravën dhe do më kujtojnë. Këtë nuk do e shmangin. Pastaj do më shajnë kur të më kujtojnë. Por do më shajnë rehat në shtëpinë e vet ulur atje duke parë televizor, hë mo se s’ka bo gjë, hë mo se lekët e popullit ishin. Hë mo se kush e di sa ka vjedhur, po ca kam vjedhur unë, e merr 3 dhoma e kuzhinë.

Sa e deshe? 30 dhoma me 7 kuzhina. Se më tha ai drejtori i shkollës këtu, që shkolla jonë ka më shumë banjo se sa ka gjithë komuna e Bubqit. Po sa banjo do kishe ti meqë të paskan kanë vjedhur, do t’i thonë të gjitha këto por prapë do t’u kujtohem. Për këtë jam në detyrë, për të lënë një emër të mirë, dhe për të mos u ndarë demokratëve si hije gjithë jetën. Ama jo hije për keq, por hije që kur rrezohesh e ke aty dhe të jep dorën e të thotë çohu se jemi bashkë”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.