Hekurudha Tiranë-Durrës, Balluku: Kantieri hapet në fund të muajit! Linja Vorë-Hani i Hotit do përfundojë brenda mandatit të tretë





Në fund të këtij muaji, pritet të fillojë ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ajo thotë se përveç kësaj linje hekurudhore, është dhe projekti i linjës, Vorë-Hani i Hotit.

Sipas saj, ndërtimi i kësaj hekurudhe nuk është shumë kompleks dhe pritet të përfundojë brenda mandatit të tretë.

“Një vëmendje të veçantë nga Komisioni Europian, kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë që është hekurudha Tiranë-Durrës, duke pasur si pikë aksiesi aeroportin, jemi në fazë përfundimtare dhe ne do nisim kantierin në fund të muajit shtator. Jemi në një fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit që arrin të ketë një pikë bashkimi me kufizin malazez. Kjo hekurudhë me komponentë të rëndësishëm, ka disa element të tjerë duke qenë se hekurudha është ekzistuese dhe nuk kemi një paketë për shpronësime si në rastin e Tiranë-Durrësit.

Është një nga hekurudhat më të mëdha që kemi. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit përkufizohet si një projekt me kompleksitet të ulët dhe jemi besim plotë se do dorëzohet brenda mandatit. Javën e ardhshme në Tiranë do të kemi një delegacion nga Banka Europiane e Investimeve që n aka mbështetur me projektin tjetër, segmentin nga Durrësi në Pogradec e më pas në Maqedoninë e Veriut” – tha Balluku.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *