Helmimi i ish-agjentit rus Skripal me Novichok, Britania e Madhe akuzon autorin e tretë

Policia britanike konfirmoi akuzat kundër një personi të tretë, në rastin e helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal.

Policia tha se janë mbledhur prova të mjaftueshme kundër një personi të njohur si Sergei Fedotov, për ta akuzuar atë për komplot për të kryer vrasje dhe vrasje në tentativë, si dhe për posedim dhe përdorim të armëve kimike dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

“Hetimet e policisĂ« kanĂ« zbuluar prova qĂ« tregojnĂ« se ‘Sergey Fedotov’ Ă«shtĂ« njĂ« pseudonim pĂ«r ‘Denis Sergeev’ dhe se ai Ă«shtĂ« anĂ«tar i shĂ«rbimit tĂ« inteligjencĂ«s ushtarake ruse, GRU”, tha policia britanike.

Skripal dhe vajza e tij, Yulia, janë helmuar në mars të vitit 2018 me agjentin nervor Noviçok.

Ata janë gjetur pa ndjenja në qytetin britanik, Sallsbëri, por i kanë mbijetuar sulmit.

Britania, më herët, ka akuzuar edhe dy oficerë të tjerë të GRU-së, të cilët kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar nën emrat Ruslan Boshirov dhe Aleksandr Petrov, për kryerjen e sulmit.

Ueb-faqja hulumtuese Bellingcat e ka identifikuar mĂ« vonĂ« Boshirovin si Anatoly Chepiga dhe Petrovin si Alexander Mishkin – tĂ« dy oficerĂ« tĂ« GRU-sĂ«.

“Ne nuk do tĂ« aplikojmĂ« nĂ« Rusi pĂ«r ekstradimin e tyre, pasi Kushtetuta ruse nuk e lejon ekstradimin e shtetasve tĂ« saj”, tha policia britanike, por shtoi se kundĂ«r tyre janĂ« lĂ«shuar urdhĂ«rarreste evropiane.

/REL

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *