Helmimi masiv/ Vijon situata e rëndë në Deçan, 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore

Në Deçan, gjatë 24 orëve të fundit, 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të helmimit.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1062 pacientë. Prej ora 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.

Më 13 korrik, autoritetet lokale shpallën gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, ujësjellësi “Hidrodrini”, njoftoi qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji ishte i sigurt.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Institucionet gjegjëse, ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *