Helmohen 7 persona në një universitet në Gjermani

21:40 24/08/2021

Autoritet gjermane bëjnë me dije se sulmi ka qenë i qëllimshëm

Shtatë persona në një universitet në Gjermaninë Pperëndimore po marrin ndihmë mjekësore pasi janë helmuar.

Autoritetet gjermane kanë hapur një hetim për dyshimet e tentativës për vrasjen e tyre. Punonjësit dhe studentët në Universitetin Teknik në Darmstadt, në jug të Frankfurtit, patën probleme shëndetësore.

Policia thotë se kutitë e qumështit dhe kontejnerët e ujit në një nga ndërtesat në kampus janë kontaminuar me një substancë të dëmshme. Bëhet me dije se personat e helmuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe prokurorët deklaruan se po kontrollojnë edhe në ndërtesa të tjera universitare si një masë paraprake, por nuk kanë mundur të gjejnë asgjë lidhur me helmimin e dyshuar.

Në një deklaratë policia bëri me dije se po bën gjithçka që është e mundur për të identifikuar autorin.

Prokurori Robert Hartmann u tha gazetarëve se, ndërsa autoritetet besojnë se infektimi mund të ketë qenë i qëllimshëm, ata aktualisht nuk kanë asnjë informacion që tregon se kemi të bëjmë me një person konkret, i cili mund të jetë autori i mundshëm. Aktualisht mostrat e marra në universitet po analizohen në laboratorët e policisë.

Ndërkohë substanca është identifikuar, por nuk mund të jepen më shumë detaje për shkak të sigurisë së hetimit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *