Helmohen nga alkooli, 34 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë në gjendje të rëndë

08:50 11/10/2021

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në Rusinë jugperëndimore pas një helmimi masiv, që dyshohet të jetë shkaktuar nga alkooli.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhe 24 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale të vendit.

Policia ka arrestuar 10 persona deri tani, ndërsa hetimet për prodhimin dhe shitjen e alkoolit ilegal vijojnë.

“Janë 67 të helmuar nga alkooli në rajon, 34 prej të cilëve kanë vdekur,” citohet të ketë thënë qeveria lokale e Orenburgut. Shtatë nga personat që trajtoheshin në spital janë në gjendje të rëndë dhe katër prej tyre janë të intubuar.

Policia sekuestroi 2,000 shishe alkool dhe tha se kishte identifikuar metanol, i cili është toksik.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *