Heq fustanin dhe e përdor si maskë, gruaja del me të brendshme

09:16 04/01/2022

Ky është momenti i sikletshëm kur një grua heq fustanin e saj për ta përdorur si maskë anti-Covid brenda një dyqani akulloreje.
Ngjarja është regjistruar në Argjentinë në datë 1 Janar në qytetin Godoy Cruz.

Në kamerat e sigurisë së dyqanit shihet se brenda ishte një baba me 3 vajzat e tij i cili po porosiste për akullore. Teksa aty papritur hyn një grua e veshur me të brendshme. Fustanin e kishte hequr për ta përdorur si maskë anti-Covid pasi nuk lejohej hyrja.

Megjithatë, nga punonjësit në dyqanin e akullores i kërkohet që të vendosë një maskë dhe i refuzohet shërbimi. Pas disa përpjekjeve gruaja shihet duke u larguar nga dyqani. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.