“Hera e dytë që ndodh, dyshohet të jetë e qëllimshme”, thellohet bilanci, mbi 800 të helmuar nga uji në Deçan

Thellohet bilanci i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Deçan të Kosovës. Mësohet se shenja helmimi kanë pasur mbi 800 qytetarë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për mediat. Ai ka thënë se 884 qytetarë nga dita e shtunë deri më sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.
Ramosaj ka thënë se kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më. Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.

“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret. Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë”, ka thënë ai.

Ramosaj bëri edhe një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se ka dyshime që kjo mund të jetë një ngjarje e qëllimshme pasi nuk është hera e parë që raportohen probleme të tilla. “Është hera e dytë brenda një muaji që po raportohet për raste të tilla, që na kanë bërë të dyshojmë që këto mund të jenë të qëllimshme dhe kjo le të mbetet në kompetencë të prokurorisë që të vërtetojë”, -u shpreh Ramosaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *