Hera e tretë brenda vitit, Prishtina i ndalon hyrjen në vend shefit të Zyrës për Kosovën në Serbi

KOSOVA

Shefit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç i është ndaluar sërish hyrja në Kosovë.

Prishtina zyrtare për herë të tretë ndalon hyrjen e Petkoviçit. Hera e parë ishte në janar, e dyta në prill dhe tashmë në këtë fillim shtatori.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se Petkoviçit i është ndaluar hyrja në vend pasi ka bërë deklarata provokative.

Petkoviç kishte planifikuar një vizitë në Kosovë të premten dhe të shtunën, por autoritetet në Prishtinë duket se ia kanë prishur sërish planet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *