HEROI Broja: Jemi shtet i vogël, por kemi shpirt. Isha i dëmtuar ndërsa trajnerit i thashë “PO” për zëvendësimin








Armando Broja u bë sërish heroi i Kombëtares. 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes, Broja u shpreh:

bandicam 2021-10-09 22-48-36-971

PARASHIKIMI: Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë.

TITULLAR: Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.

VENDI I DYTË: Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *