Heroi i mbrojtjes së trashëgimisë tonë kulturore, Frederik Stamati në Vila24: Restaurimi i trikos, ja çfarë më tha motra e Qemal Stafës

heroi i mbrojtjes se trashegimise tone kulturore frederik stamati ne vila24 restaurimi i trikos ja cfare me tha motra e qemal stafes
heroi i mbrojtjes se trashegimise tone kulturore frederik stamati ne vila24 restaurimi i trikos ja cfare me tha motra e qemal stafes

Më 28 nëntor 1912, Ismail Bej Vlora shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, pas 5 shekujsh robëri nga pushtuesit Osman.

Deklarata e Pavarësisë u nënshkrua nga 40 firmëtarë. Ky akt më pas i hapi rrugën krijimit të qeverisë së Përkoshme të Vlorës. 28 nëntori për shqiptarët kudo që janë shënon një nga ditët më të lavdishme të kombit.

I ftuar në Vila24, studiuesi shkencor Frederik Stamati zbuloi detaje shumë interesante për moderatoren Anila Çela ku tregoi se gjatë punës si restaurues ai kishte shpëtuar nga dëmtimi i viteve trikon të cilën Qemal Stafa kishte patur veshur momentin që ishte vrarë. Gjatë bisedës në studio ai përmendi dhe takimin me motrën e Qemal Stafës.

[embedded content]

“Kjo është xhaketa që ka patur Margarita Tutulani ditën që është vrarë. Ka qenë në muzeun e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, u kërkua që të ndërhynim për ta shpëtuar nga dëmtimi pa e ndryshuar, e trajtuar në laborator dhe ajo vazhdon të qëndroj pa probleme në Muzeun Kombëtar.

Një tjetër është dhe trikoja që Qemal Stafa mbante ditën që u vra, ishte në procesin e dëmtimit të ngadaltë dhe na u kërkua nga muzeu i luftës që të ndërhyrje për ta shpëtuar, nuk ishte e lehtë pasi ata donin të ruheshin dhe njollat e gjakut. Na u desh që të bënim dhe një studim, unë madje takova dhe motrën e Qemal Stafës dhe ajo na tha se ai i mbante rrobat shumë të pastra dhe ne kujdeseshim t’ja qepnim nëse i dëmtoheshin”- tha Stamati për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts