Heroi i Spanjës, Merino: Moment unik, do ta mbaj mend përjetë

heroi i spanjes merino moment unik do ta mbaj mend perjete



































Mikel Merino ka qenë heroi i Spanjës në çerekfinalen e luajtur në Gjermani kundër të zotëve të shtëpisë. Ai ka shënuar nga një asist i Dani Olmos, duke ndëshkuar Gjermaninë dhe dhënë plotësisht të drejtë trajnerit Luis de la Fuente, që i besoi atij.

MERINOOO GOLI

Ai ka folur pas ndeshjes, duke e cilësuar si një moment unik në karrierën e tij. “Jam shumë i lumtur, plot gëzim, plot adrenalinë. Është një shpërblim për punën e madhe që po bëjmë të gjithë. Ky do të jetë një moment unik në jetën time. Do ta mbaj mend gjatë këtë moment”, deklaroi mesfushori i Spanjës.

GOLI – “Në fillim nuk e besova. Nuk pashë e topin pasi e godita me kokë. Vetëm dëgjova një heshtje të pabesueshme, pashë të gjithë lojtarët që erdhën dhe u hodhëm mbi mua dhe kuptova që po, kishte përfunduar në rrjetë”.

DËMTIMI I PEDRIT – “Është për të ardhur keq sepse po bënte një Europian të shkëlqyer deri më tani. Shpresojmë të mos ketë asgjë serioze dhe të kthehet sa më shpejt në ekip. Ne jemi të gjithë në krah të tij dhe shpresojmë që të fitojmë edhe për të”.

OBJEKTIVI – “Ne kemi ardhur këtu në Gjemani me një objektiv të qartë dhe duam t’i shkojmë deri në fund. Kjo kundër Gjermanisë ishte një ndeshje kyçe, sepse nuk është e lehtë të vish e të fitosh në shtëpinë e Gjermanisë. ne nuk mund të fshihemi, objektivi jonë është i qartë, ne duam të fitojmë titullin Europian dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts