Heroi që i dha Argjentinës trofeun e Kupës së Botës në telashe, gjykata e çon në psikiatri pas akuzave për përdhunim

heroi qe i dha argjentines trofeun e kupes se botes ne telashe gjykata e con ne psikiatri pas akuzave per perdhunim































Gonzalo Montiel do të kujtohet gjithmonë për penalltinë e fundit në finalen kundër Francës, që i dorëzoi Argjentinës trofeun e Kupës së Botës. Por ylli argjentinas i futbollit, për t’u bërë përsëri protagonist duhet që më parë të zgjidhë telashet jashtë fushës së lojës që po i ndikojnë karrierën dhe tashmë me urdhër të gjykatës, duhet të shkojë te psikiatri.

montiel

Një modele argjentinase ka akuzuar futbollistin dhe një mikun e tij, se e kanë përdhunuar pas një feste në vitin 2019, kur ai ishte ende pjesë e River Plejt.

Modelja në fjalë akuzon se të dy e kanë droguar dhe më pas përdhunuar në një festë të zhvilluar më datë 1 janar të atij viti në Argjentinë. Më pas, ajo insiston se është kërcënuar nga persona pranë lojtarit apo familjarë të tij.

Futbollisti i huazuar nga Sevilja te Notingam Forest, tani është urdhëruar nga një gjykatë në Argjentinë që të kthehet në vendlindje për një vlerësim psikiatrik në datat 17-20 shtator.

Pas këtij vlerësimi, do të jetë gjykata që do të vendosë nëse çështja ka baza që të merret në shqyrtim, apo nëse Montiel mund të shpëtojë nga këto akuza të rënda, për të cilat ka dhënë dëshmi që në muajin qershor të vitit të kaluar në mënyrë vullnetare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts