“Heroi ynë”- Presidenti Meta vizitë në familjen e të ndjerit Arjan Sala: Shpëtoi shumë qytetarë duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij

pjimage - 2021-03-27T091754.847

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të shtunë familjen e Arjan Salës, e cila ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë së rëndë që ndodhi me djalin e tyre 32-vjeçar.

Kreu i shtetit tha se i ndjeri është simbol i vetëmohimit dhe dashurisë për njerëzit.

Më herët, Presidenti Meta ka reaguar edhe në rrjetet sociale për t’i shprehur ngushëllimet familjes së 32-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet këtë të shtunë në mëngjes, disa ditë pasi u bllokua mes flakëve e tymit në magazinat e Casa Italia.

“Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit”, shkruante ndër të tjera Meta.

POSTIMI I PLOTE

ARJAN SALA, HEROI YNË! ❤️

Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.

Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!

Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar! 🙏

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *