“Heronjtë dhe patriotët, kryeministri i quan të çmendur”- Meta paralajmëron kryebashkiakun e Beratit: Nëse nuk i rregullon varrezat e dëshmorëve brenda një muaji…

heronjte dhe patriotet kryeministri i quan te cmendur meta paralajmeron kryebashkiakun e beratit nese nuk i rregullon varrezat e deshmoreve brenda nje muaji































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat në Berat, ka folur për varrezat e dëshmorëve në këtë qytet, duke thënë se shkallët në hyrje ishin shkatërruar.

meta

Meta i bëri thirrje kreut të Bashkisë Berat që të ndërhyjë për t’i rregulluar, përndryshe brenda një muaji Partia e Lirisë Berat do të marrë masa për të ndërhyrë vetë dhe t’i sistemojë, pa leje.

“Sot kur erdha këtu në Berat pashë varrezat e dëshmorëve. Dhe më bëri përshtypje sesi ishin shkatërruar shkallët në hyrje, aty ku kalojnë dhe hyjnë çdo ditë qytetarët e Beratit. Edhe deputetët që vijnë, edhe kryetari i bashkisë, edhe prefekti, edhe ministrat, se për kryeministrin nuk i vë faj se kur shikon varrezat e dëshmorëve e kthen kokën në anën tjetër, se ka tmerr nga heronjtë. Heronjtë dhe patriotët i quan të çmendur, perversët janë idhujt e tij, Po e tregon me vepra këtë gjë dhe me projektligje.

Unë dua t’i them kryetarit të bashkisë së Beratit, shumë turp, që varrezat e Beratit ku prehen mbi 400 djem dhe vajzat më të mira të Beratit që dhanë jetën në luftë, nëse nuk e merr mundimin t’i rregullojë e sistemojë, pastaj brenda një muaji Partia e Lirisë e Beratit është e detyruar që pa leje t’i rregullojë e sistemojë”, tha Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts