Herri Kejn flet me superlativa: Shqipëria është ende në lojë për kualifikimin, ja pika e tyre e fortë








Mbrëmjen e nesërme, Shqipëria do të përballet me Anglinë në sfidën eliminatore të Botërorit. Në konferencën për shtyp të “3 Luanëve” së bashku me trajnerin Garet Sauthgejt u shfaq dhe sulmuesi Herri Kejn që nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë, duke u fokusuar te cilësia në mbrojtjen tonë.

kejn

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë,  Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion. Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështire dhe jemi gati për sfidën.

Mbrojtja e Shqipërisë: E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi jonë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”, u shpreh Herri Kejn.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *