Heshtje VAR(ri) dhe Ronaldo në stol, ja e vërteta tek Juventusi










Shpërthen çështja Ronaldo te Juventusi, por ajo që nuk dihet është se cili do të jetë fundi i saj. Ndërsa që të premten qarkullonin zërat se menaxheri Zhorzh Mendesh i kishte kërkuar Juves të mos e aktivizonte klientin e tij, as në miqësoret në stërvitje dhe as në ndeshje deri në fund të merkatos, duke qenë se ai po i kërkon një tjetër klub, konfirmimi erdhi edhe dje.

ronaldo 1

Goli që iu anulua Ronaldos në minutën 94

Të paktën për 60 minuta, deri në momentin kur trajneri Alegri e thirri iberikasin për të zënë vendin e Moratës, madje duke shënuar edhe një gol në të 94-in, të cilin vetëm VAR-i e pa se ishte i parregullt, Ronaldo shkaktoi sërish tërmet.

Me të dalë formacionet zyrtare të sfidës me Udinezen, sulmuesi 36-vjeçar ishte lënë në stol nga Alegri, gjë e cila konfirmoi dhe bëri më të sigurt faktin Ronaldo kërkon të largohet me çdo kush nga Torino në këto ditë të fundit merkatoje, ndonëse oferta zyrtare në klubin bardhezi nuk është se kanë ardhur deri tani.

Gjithsesi, pistat nuk mungojnë, me Mançester Sitin në krye, por edhe me PSG-në gati për të bërë magjinë e radhës, nëse shet Kilië Mbapenë, prandaj edhe tensioni që përmbledh futbollistin dhe “Zonjën e Vjetër” aktualisht nuk është i lehtë për t’u përballuar.

Lajmet që shpërthyen dje menjëherë pas lajmit se CR7 do ta niste nga stoli me Juven flisnin se, kishte qenë vetë portugezi ai që i kishte kërkuar trajnerit Alegri që të mos e hidhte në lojë. Ndërkohë, drejtori i “TeleLombardisë”, Fabio Ravexani, i cili është mjaft i informuar mbi gjërat që ndodhin te Juvja nënvizoi:

“Lënia e Ronaldos në stol është një mesazh i qartë, një dënim i Alegrit kundrejt lojtarit ose ai vendos t’i flasë dhe t’u japë fund këtyre spekulimeve që po zgjaten më shumë se ç’duhet, ose për të do të ketë një trajtim jo shumë komod në këtë vit të fundit që i ka mbetur me Juven”. Por, se cila është e vërteta e kristaltë e kësaj situate, ndoshta do të mësohet në vazhdim.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *