Hetime për Juventusin/ Prokuroria e Torinos “markon” bardhezinjtë, mes kontratave të zhdukura edhe ajo e Ronaldos






Hetime dhe akuza të reja për falsifikime në bilanc nga ana e Juventusit që është gjithmonë e më shumë nën lupën e prokurorisë së Torinos. Katër rroga mujore të lojtarëve në fazën e parë të pandemisë po shqyrtohen nga hetuesit të cilës hamendësojnë që klubi bardhezi ka rritur bilancin me 90 milionë euro falë disa manovrave pak të qarta.

ronaldo

60 milionë nga ajo shumë i është kthyer futbollistëve, por mungesa e dokumentacionit për të treguar mënyrën e kthimit bën që dyshimet të rriten ditaditës, arsye për të cilat kontrollet vijojnë në çdo zyrë klubi apo menaxherësh që kanë bashkëpunuar me Juven në muajt e parë të vitit 2020.

CR7 DHE KARTA E ZHDUKUR – Sipas hetuesve, Juve do të kishte zbatuar dy strategji: me marrëveshjen e marsit 2020 nuk do të kishte hequr dorë nga 4 pagesa mujore (sipas raportit financiar vjetor të 30 qershorit 2020), por shtyrje prej 3 nga 4 këstet, pavarësisht rifillimit të aktivitetit sportiv, me “paraqitjen e një borxhi të pakushtëzuar nga afate kohore”.

Për sezonin në vijim do të kishte marrëveshje për uljen e pagave (të depozituara në Ligë), marrëveshje integrimi (të depozituara pjesërisht) dhe dokumente të veçanta shtesë (të padorëzuara ndonjëherë).

Disa nga këto shkrime plotësuese ishin “për të garantuar pagesat edhe në rast transferimi të një lojtari”.

Në përgjimet e prokurorisë ka edhe sinjalizime për një kontratë e cila kishte lidhje me Kristiano Ronaldon, por dokumenti në fjalë nuk është gjetur kurrë, çka shtyn autoritetet të mendojnë se është asgjësuar. Lojtari, në kohë pandemie, pranoi shtyrje të pagesave të cilat do t’i bëheshin pas izolimit që ndaloi futbollin.

Shifra e dyshuar i kalon 10 milionë eurot, por ja që nuk dihet se si është arkëtuar nga portugezi, e që nga ana tjetër ka lehtësuar bilancet e klubit torinez.

Dokumenti në fjalë, por edhe shumë dosje të tjera, konsiderohen si “provë e krimit” dhe përveç fitimeve fiktive kapitale, ato konsiderohen si elemente në mbështetje të shifrave të rreme në pasqyrat financiare, “të cilat i lejuan Juves të regjistronte një ulje të kostove në 2019-2020 dhe në pasqyrat financiare 2020-‘21 duke lënë jashtë pozicionin e borxhit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.