Hetimet e SPAK/ Ambasadorja e SHBA bën lëvizjen e radhës, takon Arben Krajën: Pavarësisht sa i fortë je apo cilës partie i përket…





Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim thotë se SHBA pret që SPAK të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pas një takimi që diplomatja amerikane pati me kreun e SPAK, Arben Kraja, thotë se pritet të ketë ndjekje penale pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ apo subjekt.

postim yuri kim

“Takova kreun e SPAK, Arben Kraja për të theksuar pritshmëritë e SHBA që SPAK-u shqiptar do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa të fuqishëm apo të pasur, pavarësisht me cilën parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj në BKH, SPAK po sjell më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja amerikane.

Më tej, Kim bën një bilanc me shifra: “Prej fillimit të 2021, SPAK ka hapur 264 çështje të reja (218 për korrupsion dhe 46 për krim të organizuar). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatave kanë konfirmuar konfiskimin e më shumë se 70 milion eurove, të cilat i kanë kaluar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…“, mbyllet postimi i ambasadores amerikane.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *