Hetimet e SPAK ndaj Ahmetajt, zbardhet dëshmia e Gjiknurit: Ja si Zoto rezervoi dhomën në emrin tim pa më pyetur

hetimet e spak ndaj ahmetajt zbardhet deshmia e gjiknurit ja si zoto rezervoi dhomen ne emrin tim pa me pyetur
hetimet e spak ndaj ahmetajt zbardhet deshmia e gjiknurit ja si zoto rezervoi dhomen ne emrin tim pa me pyetur

Ish ministri Damian Gjiknuri mohon para SPAK të ketë përfituar nga bosët e inceneratorëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto apo të ketë udhëtuar me ta, por pranon se ka qenë në shoqërinë e tyre me ftesë të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

News 24 zbardh dëshminë e ish ministrit Gjiknuri, që ka dhënë disa muaj më parë në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, pasi rezultoi në udhëtime me bosët e inceneratorëve.

Në lidhje me një udhëtim në Vjenë ku rezultoi se Klodian Zoto kishte prenotuar dhomën e hotelit në emër të Gjiknurit, ish-ministri thotë se shpenzimet janë paguar nga Ministria.

 “Kemi qenë në një delegacion për negociatat e CEZ, ishin në Arbitrazh, për zgjidhje me pajtim. Unë në Vjenë kam qëndruar në hotel Ambasador, një natë bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegaconit, kurse Arben Ahmetaj ndjenjti në një hotel tjetër. Arben Ahmetaj më ka thënë nëse desha dhe unë të vija te hoteli ku qëndronte ai, konkertisht të hotel Radisson, pasi ishte më një shok. Unë nuk pranova pasi ndërkohë e kisha dhomën të prenotuar tek hoteli që thashë më lart. Në darkë jemi takuar, kemi dalë dhe kemi pirë ndonjë gotë. Kemi qenë unë, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri dhe një i huaj”.

[embedded content]

Gjiknuri thotë faktin që Klodian Zoto kishte prenotuar në emër të tij e mësoi nga mediat, por ka dyshime se këtë ia ka kërkuar Arben Ahmetaj.

 “Më vonë kam mësuar nga të dhënat që janë bërë publike se qenka bërë booking në emrin tim nga Klodian Zoto në hotel Radisson Blue, por ju sqaroj dhe njëherë se Klodian Zoto nuk ka folur me mua ndonjëherë për këtë udhëtim dhe besoj se do ta ketë marrë vesh nga Arben Ahmetaj, i cili ka thënë që të më rezervonte një dhomë mua. Në këto data për të cilat po pyetem, mesa mbaj mend, Arbeni ka fjetur te Radisson, madje më ka thënë që kishte bërë gati një dhomë edhe për mua, ndërsa unë kam fjetur në një hotel tjetër me delegacionin, hotel Ambasador. Për këtë gjë Ministria disponon edhe dokumentacionin përkatës”.

Në lidhje me një udhëtim të shkurtit 2014, Gjiknuri thotë se pagesat janë kryer nga ministria që drejtonte Ahmetaj dhe nuk ka dijeni në lidhje me detajet.

 “Dua të shpjegoj edhe udhëtimin që kam bërë me Arben Ahmetaj dhe Etien Xhafa në shkurt të 2014. Në datën 8 shkurt 2014 kemi mbërritur në Frankfurt për tu akomoduar një natë në hotel Marriot dhe të nesërmen kemi udhëtuar drejt Amerikës. Duke se ky rast është bërë public në media, unë jam interesuar pranë Ministrisë për të administruar praktikën e udhëtimit. Në praktikën që gjeta, citohej se të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga mInistria e Ekonomisë, ku ministër ishte Ahmetaj. Pra ditën që unë kam fjetur në këtë hotel, nuk kam patur informacion se nga kush është bërë pagesa. Ka qenë dhe kolegu im Ahmetaj, i cili në dijeni timë kishte miqësi me Klodian Zoton e Klodian (Mirel) Mërtirin. Dua të sqaroj se unë nuk kam organizuar asnjëherë udhëtim me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por mund të ketë ndodhur që kemi udhëtuar të të njëjtën linjë, por nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk ka patur lidhje udhëtimi i tyre me mua”.

SPAK e ka marrë të pandehur ish zv,.kryeministrin Ahmetaj për disa akuza si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts