Hetimet mbi krimet ruse në Ukrainë, Kharim Khan: GJNP po lufton për standardet bazë njerëzore në shekullin 21

Dita e sotme u cilësua si “një ditë e rëndësishme” nga prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan.

Deklarata e tij i referohej tre vendeve të reja – Estonia, Letonia dhe Sllovakia – që i bashkohen ekipit të përbashkët hetimor (JIT) dhe asaj se çfarë përfaqëson kjo për ndjekjen e drejtësisë.

Khan po fliste në Eurojust, e cila do të sigurojë që të gjitha provat, nga deklaratat e dëshmitarëve te të dhënat mjeko-ligjore, do të përkthehen në një gjuhë që do t’i bëjë të aksesueshme për të gjitha ekipet e prokurorisë.

“Ne duhet të bashkojmë duart në interesin e përbashkët të njerëzimit”, tha Khan.

Dhe kur Iryna Venediktova, kryeprokurorja e Ukrainës, u tha gazetarëve “ne po luftojmë për vlerat evropiane”, Khan ndërhyri.

“Këto nuk janë vlera evropiane që ne po i mbrojmë. Është e rëndësishme të theksohet se ICC po lufton për standardet bazë njerëzore në shekullin 21”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.