Hetimet për blerje votash/ SPAK thërret ish-kandidatin e PD për bashkinë e Krujës. Deri tani janë pyetur 30 persona

hetimet per blerje votash spak therret ish kandidatin e pd per bashkine e krujes deri tani jane pyetur 30 persona
hetimet per blerje votash spak therret ish kandidatin e pd per bashkine e krujes deri tani jane pyetur 30 persona

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka. Burime për BalkanËeb bëjnë të ditur se Loka është thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Loka është pyetur nga hetuesit si person që ka dijeni. Kjo pasi, pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, një 48-vjeçar u arrestua nga Policia e Krujës pasi u kap me listë emrash dhe para në dorë me qëllim për të blerë vota. Policia deklaroi se i arrestuari blinte vota për kandidatin e Rithemelimit, Agron Loka.

Të arrestuarit Bedri Murati, policia i gjeti në automjetin e tij tip “Volkswagen” një shumë parash prej 69 mijë lekë të reja, disa prerje në euro si dhe një listë të zgjedhësve të njësisë administrative Cudhi, Krujë.

SPAK po zhvillon hetime prej disa muajsh ndërsa mësohet se prokurorët kanë pyetur të gjithë personat e gjetur në listën që dispononte Murati. Numri i personave të pyetur nga SPAK është rreth 30, emra të cilët u gjetën në listën e Muratit.

Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokuroria e Posaçme SPAK po kryen hetime për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts