Hetimi 2-vjeçar/ Arrestohet për shpërdorim detyre ish-polici dhe një 28-vjeçar për kultivim narkotikësh, në kërkim një tjetër ish-efektiv

Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona:

– Serxhio Xhamalloti, 27 vjeç, ish-punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– Klisman Nikolli, 28 vjeç ish-punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– Klajdi Luka, 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

– Eduart Çarku, 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë Serxhio Xhamalloti dhe shtetasit Klajdi Luka.

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë Klisman Nikolli dhe shtetasi Eduart Çarku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts