“Hetimi ka nisur vetëm nga arroganca e Ilir Beqajt”- Indrit Sefa për arrestimin e ish-ministrit: SPAK ka bërë një punë të shpejtë, por cilësore

hetimi ka nisur vetem nga arroganca e ilir beqajt indrit sefa per arrestimin e ish ministrit spak ka bere nje pune te shpejte por cilesore



































Avokati Indrit Sefa ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke thënë se hetimi ka nisur për shkak të arrogancës së këtij të fundit.

indrit sefa

Në studion e emisionit “Open” në News24, Sefa tha se indicia ka qenë makina e parkuar në mënyrë të gabuar para SPAK, ku dhe rezultoi se nuk ishte e tija, por e Ermal Kurtulajt, i cili po ashtu u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij, SPAK ka bërë një punë të shpejtë, por cilësore.

“Ky hetim ka nisur vetëm nga arroganca e Ilir Beqajt. Zoti Beqaj, u shoqërua në SPAK, la makinën në mënyrë të gabuar, u gjobit nga Polciia Rrugore, u bë lajm dhe u zbulua se makina nuk ishte e tija por e zotit Kurtulaj. SPAK mori indiciet, bëri lidhjet, bëri hetim.

Gjithmonë prokurorët dyshojnë për pasuri të fshehura të politikanëve, edhe normalisht duan ta lidhin me persona të tretë dhe është bërë në dhjetor të 2023 janë bërë kontrolle në banesa dhe kompani farmaceutike. Ne nuk dimë se çfarë është gjetur nga kontrollet, dimë që janë gjetur ca lekë, por nuk e dimë se çfarë dokumentesh sepse janë pjesë e sekretit hetimor.

Ne mund të hamendësojmë sot, sepse pas disa ditësh do të dalë dhe vendimi i gjykatës për masat e sigurisë dhe normalisht në këto vendime nuk janë të gjitha provat e grumbulluara nga prokuroria, por vetëm ato prova për t’i krijuar bindjen gjykatës për masat e sigurisë.

SPAK ka bërë një punë të shpejt, por cilësore. Nga një indice e vogël, ka ngritur një hetim duke arritur të konstatojë se ka korrupsion”, tha Sefa.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts