
Një hetim i nisur disa muaj më parë është finalizuar me arrestimin e të paktën 200 personave në të gjithë vendin, 112 nga të cilët vetëm në Tiranë. Megaoperacioni u finalizua mëngjesin e sotëm, ku u angazhuan qindra forca policie. Siç u raportua edhe më herët, operacioni u shtri në disa qytete: Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës.
Në mesin e të arrestuarve ka punonjës shteti, policë e qytetarë të thjeshtë. Mësohet se aksioni është mbajtur në sekret të plotë për muaj me radhë, teksa specialistët e Antidrogës bënin blerje dhe porosi të simuluara.
Mbrëmjen e kaluar u ushtruan kontrolle banesash, ndërsa u sekuestrua sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike. Zonat ku operonin këta persona ishin në “5 Maji”, Laprakë, ‘Ali Dem’, ‘Komuna e Parisit’, ish-Bllok, ‘Qyteti Studenti’, ish-Parku i Autobusëve, Kamëz, Astir, Vorë dhe Krujë.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al